Kroacia-Serbisë: Dëno kriminelët e luftës të hysh në BE

Ministrja e Jashtme e Kroacisë Vesna Pusiç ka thënë se Zagrebi zyrtar do ta bllokojë anëtarësimin e Serbisë në BE, në rast se Beogradi nuk ndjek penalisht të dyshuarit për krime lufte.

“Kroacia do të aplikojë, vetëm dhe ekskluzivisht, absolutisht të njëjtat kritere që i janë aplikuar Kroacisë kur është anëtarësuar në BE”, tha Pusiç.

Ajo shtoi se Serbia duhet të veprojë njëlloj sikundër edhe Kroacia, duke çuar përpara drejtësisë personat përgjegjës për krimet e luftës në vitet e nëntëdhjeta.

Gjatë shpërbërjes së Jugosllavisë në mes të viteve 1991 – 1995, Armata Jugosllave e kontrolluar nga Serbia, ka zhvilluar luftë kundër pavarësisë së Kroacisë.

Një numër i madh liderësh politikë dhe ushtarakë serbë janë dërguar në Hagë për gjykim për krime kundër njerëzimit, por se ka edhe një numër të konsiderueshëm personash me mburojë politike që janë ende në liri./albeu

Lajme të ngjashme

Back to top button