Analizë: Nevojitet një vështrim më i thellë i masave të reja për punësimin e personave me pengesa

 

Roli i mediave si kontrolluese të pushtetit është shumë i rëndësishëm kur bëhet fjalë për masa që kanë të bëjnë me punësimin e personave me pengesa, që nuk është vetëm çështje e demokracisë, por edhe formë më e lartë e bujarisë dhe humanizmit.

 

Shkruan: prof. dr. Mirjana Najçevskaеksperte për të drejtat e njeriut

 

Në media u prezantua Propozim-ligji për punësimin e personave me invaliditet. Është prezantuar si hap pozitiv për mbrojtjen e të drejtave të njerëzve me pengesa dhe si оbligim për ndërmarrjet (të cilat nëpërmjet kuotave do të jenë të obliguara të punësojnë njerëz me pengesa).

Përmbajtjen kryesore të raportimit mediatik e përbën deklarata e ministrit për punë dhe politikë sociale dhe sqarimi i tij për përfitimet nga miratimi i ligjit të ri.

Në disa media (FaktorNetpress) janë bërë analiza të ndryshimeve të propozuara, ndërsa në shumë media njoftohet edhe për mbajtjen e debateve në lidhje me zgjidhjet e propozuara ligjore.

Nxitja e inkluzionit të njerëzve me pengesa paraqet një hap shumë të rëndësishëm pozitiv në promovimin dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut. Në këtë kontekst, interesi i madh i mediave për prezantimin e lëvizjeve të mundshme pozitive në këtë drejtim paraqet vegël të dobishme për diseminimin e konceptit të inkluzionit dhe përkrahje të pazëvendësueshme në tejkalimin e stereotipeve dhe të paragjykimeve që kanë të bëjnë me këta njerëz.

Aq më tepër, gazetarët duhet ta shqyrtojnë, ta shkundin nga të gjitha anët çdo iniciativë të cilën autoritetet e promovojnë si ndryshim që i përmirëson kushtet për praktikimin e të drejtave dhe lirive të njerëzve me pengesa. Jo për ta kontestuar nevojën për aksion pozitiv, por që të konstatojnë se a bëhet fjalë me të vërtetë për diçka të tillë, a është siguruar implementim faktik i ndryshimeve dhe a ka pasur, ndoshta, zgjidhje më adekuate.

Në cilat pyetje duhet të fokusohet analiza e qëndrueshme mediatike për propozimin për miratimin e Ligjit për punësimin e personave me invaliditet?

  1. Cilat janë arsyet për miratimin e ligjit të ri, në vend të ndryshimit dhe përpunimi të ligjit ekzistues (a janë bërë hulumtime dhe çka kanë treguar ato, cilat norma nuk kanë qenë adekuate, e cilat thjesht nuk janë zbatuar në praktikë, …)?

 

  1. A është kjo ofertë ligjore në përputhje me Konventën për të drejtat e njerëzve me pengesa, sipas të cilës është obligim i shtetit  që të mundësojë

punësim të personave me pengesa në sektorin publik, dhe të promovojë punësim të personave me pengesa në sektorin privat nëpërmjet masave dhe politikave përkatëse, duke përfshirë edhe programe afirmative aksionale, nxitje dhe masa të tjera

 

  1. Cilët janë argumentet që janë paraqitur kundër miratimit të ligjit të ri (për shembull, propozimet e dhëna nga punëdhënësit), gjegjësisht, plotësimet e dhëna në debatet publike (për shembull, të paraqitura nga lidhja e personave me invaliditet trupor – “Mobiliteti”) dhe sa ato brenga do të merren parasysh në propozimin e fundit?

 

  1. A do të reflektojnë këto ndryshime edhe në ndryshime të ligjeve për arsim fillor, të mesëm dhe të lartë prej ku do të duhej të fillonte inkluzioni dhe barazia e mundësive? Në fakt, pjesëmarrja e barabartë në tregun e punës, në masë të madhe është e përcaktuar nga arsimi paraprak dhe shkathtësitë e përvetësuara. Në situatë kur pjesa më e madhe e fëmijëve me pengesa nuk kanë gjasa të ndjekin arsim të rregullt, ata automatikisht bëhen jokonkurrentë dhe mbeten vetëm në pozitat më të ulëta të punës.

 

  1. A është sistemi i kuotave mënyra më e mirë për inkluzion? Pse nuk u përdor, për shembull, sistemi i aksionit pozitiv (ngjashëm me zgjidhjet e Ligjit për mundësi të barabarta ndërmjet grave dhe burrave)? Kjo do të nënkuptonte se gjatë çdo konkursi për punësim, në qoftë se për vendin e njëjtë të punës konkurrojnë njerëz pa pengesa dhe me pengesa, dhe për kryerjen e punës përkatëse, pengesa e personit në fjalë nuk do të paraqisje pengesë esenciale, përparësi t’i jepet njerëzve me pengesa).

 

  1. Cilat masa do t’i ndërmarrë shteti për përkrahjen e një ndryshimi të këtillë ligjor, gjegjësisht, çka do të bëjë shteti për të siguruar një mobilitet të këtillë për njerëzit me pengesa, që do t’u mundësojë ardhje në vendet e punës. Gazetarët do të duhej të interesohen për atë se si mendon shtetit ta plotësojë obligimin që e ka marrë në bazë të Konventës për të drejtat e njerëzve me pengesa, e sipas të cilët:

Me qëllim që njerëzve me pnegesa t’u mundësohet të jetojnë në mënyrë të pavarur dhe në tërësi të marrin pjesë në të gjitha aspektet e jetës, vendet pjesëmarrësve ndërmarrin masa adekuate që personave me invaliditet t’u mundësojnë qasje, në baza të barabarta me të tjerët, deri te mjedisi hapësinor, transporti, informatat dhe komunikimet, duke i përfshirë edhe sistemet dhe teknologjitë informatike dhe të komunikimit, si dhe kapacitetet dhe shërbimet e tjera që janë hapur ose që ofrohen për publikun, në zonat urbane dhe ato rurale.

Mediat elektronike përsëri e lëshojnë shansin që t’i shfrytëzojnë përparësit e internetit dhe të ofrojnë linke deri te teksti i propozim-ligjit dhe deri te mendimet e ndryshme që janë paraqitur gjatë debatit publik.

Me atë që mediat vetëm i përcjellin deklaratat e ministrit për punë dhe politikë sociale, pa pyetur, pa “gërmuar” më thellë në materien dhe pa i trajtuar informatat kontradiktore, ato shndërrohen në transmetues të porosive të pushtetit dhe heqin dorë nga roli i tyre i kontrolluesve të pushtetit, që është shumë me rëndësi kur bëhet fjalë për këtë lloj të problematikës, që nuk është vetëm çështje e demokracisë – por edhe formë me e lartë e bujarisë dhe e humanizmit.

Lajme të ngjashme

Back to top button