Uji për disponim më të mirë

Shkencëtarët amerikanë kanë zbuluar që edhe dehidrimi i lehtë mund të ndikojë në disponim dhe nivelin e energjisë.

Dehidrimi i organizmit shfaqet pasi që fillon humbja prej vetëm 1 deri 2 për qind e përmbajtjes së përgjithshme të ujit në të njëjtën kohë kur fillon të shfaqet edhe ndjenja e etjes.

Në studim kanë marrë pjesë dy grupe të testimit të cilët për nevojat e hulumtimit kanë qenë pak të dehidruar gjatë aktivitetit të lehtë ose pushimit.

Në një grup kanë qenë femrat, ndërsa në tjetrin meshkujt të cilët u janë nënshtruar një varg testeve kognitive të cilat kanë matur koncentrimin, mësimin, memorien, gjykimin dhe vigjilencën, transmeton koha.net. Rezultatet e testimit janë krahasuar me rezultatet e fituara kur të anketuarit kanë qenë të hidratuar në mënyrë adekuate.

Është treguar se si femrat në krahasim me meshkujt janë më të ekspozuara ndaj ndikimit negativ të dehidrimit. Dehidrimi i lehtë shkakton dhimbjen e kokës, lodhjen dhe vështirëson koncentrimin. Edhe tek meshkujt edhe tek femrat është vënë re ndjenja e lodhjes, tensionit dhe ankthit, por tek femrat këto simptoma kanë qenë më të shprehura.

Shkencëtarët kanë vërtetuar se si hidratimi është i rëndësishëm edhe për sportistët profesionistë ashtu edhe për personat që jetojnë me stilin e jetesës ulur dhe këshillojnë që duhet të pini një gotë ujë kur ndiheni të lodhur dhe nervoz. /Telegrafi/

Lajme të ngjashme

Back to top button