Robert Aliaj: Jam kundër reklamimit të homoseksualitetit në TV

Robert Aliaj, kundërshtoi hapur kërcimin e Xheni Karaj në “Dance with me” që transmetohet në “Tv Klan”.

Menjëherë pas performancës, Aliaj u shpreh se e sheh të tepërt dhe të panevojshëm reklamimin e homoseksualizmit në televizion, transmeton Albeu.com.

Por, nuk ka munguar edhe reagimi i aktivistes së LGBT, e cila në një intervistë për Panorama Plus është shprehur se teksa Roberti po komentone, asaj po i dukej sikur po i zhurmonte një mizë në vesh.

Ajo ka shkuar më tej duke thënë se “Tangon tjetër të dashurisë në skenë unë do e kërcej me partneren time, ku do të shfaqemi veshur me fustane të bardha”. /Albeu

Lajme të ngjashme

Back to top button