Interi nxorri pikë me Lazion (Video)

Interi ka bërë një rikthim të madh në sfidën derbi të së dielës në Serien A italiane.

Zikaltërit arritën ta përmbysin disavantazhin e dy golave për të barazuar 2:2 kundër kryeqytetasve italianë.

Felipe Anderson (2’ dhe 37’) shënoi dy gola tejet të bukur për t’i dhënë epërsinë 2:0 Lazios, mirëpo supergoli i Mateo Kovacic (66’) zbuti epërsinë e mysafirëve.

Golin e barazimit për Interin e realizoi Rodrigo Palacio (80’) pas një gjuajtje të lirë. 90 minuta për Lazion u paraqite kapiteni kuqezi, Lorik Cana.

Interi tani ka 21 pikë në pozitën e 11-të në renditje, teksa Lazio ka 27 pikë në pozitën e tretë.
————————————
Interi është duke shkuar drejt një tjetër humbje në Serie A. Skuadra zikaltër, është duke u mposhtur 0:2 në San Siro, nga Lazio e Lorik Canës.
Të dy golat për Lazion, i shënoi Anderson.

Goli i dytë i Andersonit, tregon më së miri formën e dobët që po kalon Interi. Braziliani, arriti që të marr topin te mesi i fushës, për të vazhduar drejt portës së Handanovicit, ku edhe arriti golin.

Lajme të ngjashme

Back to top button