Lazarati në gjyq, 38 persona të pandehur

Prokuroria e Gjirokastrës përfundoi hetimet për lazaratasit e përfshirë në kultivimin dhe tregtimin e kanabisit, por edhe për kundërshtim të forcave të policisë duke përdorur armët luftarake. Dosja do të ketë 38 persona të pandehur.

27 prej të pandehurve janë të akuzuar pas identifikimit që ju bë në ndërhyrjen policore në qeshor të këtij viti. 11 prej tyre kanë edhe akuzat e organizimit dhe pjesëmarrjes në grumbullime të paligjshme dhe të kundërshtimit të forcave të policisë në bashkëpunim, ngjarje kjo e ndodhur në tetor 2014.

11 prej të pandehurve u hetuan ndërsa ishin të arrestuar, 17 që janë në kërkim dhe ishin vlerësuar me masën e sigurisë arrest me burg, 1 në arrest shtëpie, ndërsa 9 të tjerë në gjendje të lirë.

Duke i shtuar edhe 18 të akuzuarit e dosjes së parë të dërguar për gjykim në tetor të këtij viti, numri në total shkon në 55. Por, Prokuroria bën me dije se këta nuk do të jenë të pandehurit e fundit. Një grup tjetër personash është duke u hetuar dhe do të dërgohet së shpejti për gjykim.

Të akuzuarit rrezikojnë dënime të ashpra duke ditur se akuzat e ngritura janë ndër më të rëndat si “prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “kultivimi i bimëve narkotike”, “prodhimi dhe mbajtja e armëve luftarake”, “organizim dhe pjesëmarrje në grumbullime të paligjshme”, “kundërshtim i forcave të policisë në bashkëpunim” dhe “shkatërrim i pronës”.

I pandehur        Hetuar me masë sigurie

1.    Kujtim Gjolleshi          Arrest me Burg në Mungesë
2.    Alim Allaci         Arrest me Burg në Mungesë
3.    Ali Basha        Arrest me Burg në Mungesë
4.    Altin Shurdhi        Arrest me Burg në Mungesë
5.    Afo Rabaj        Hetuar në gjendje të lirë
6.    Perparim Buci        Masë Detyrim Paraqitje
7.    Myrteza Llakatura    Arrest me Burg
8.    Sigurim Mahmutaj        Arrest me Burg në Mungesë
9.    Vullnet Buci          Arrest me Burg në Mungesë
10.    Alim Basho         Arrest me Burg
11.    Hamza Gaba        Hetuar në gjendje të lirë
12.    Maridon Selimi    Arrest me Burg
13.    Shyqyrie Bejo      Hetuar në gjendje të lirë
14.    Nebi Birbili        Arrest me Burg në Mungesë
15.    Ramiz Toto        Masë Detyrim Paraqitje
16.    Nefo Shurdhi         Hetuar në gjendje të lirë
17.    Kreshnik Gerveshi    Arrest me Burg
18.    Sali Gjolleshi        Arrest me Burg në Mungesë
19.    Teno Buci        Arrest me Burg në Mungesë
20.    Zenel Shurdhi         Arrest me Burg
21.    Tatjana Kasmahu     Hetuar në gjendje të lirë
22.    Ylli Gerveshi         Arrest me Burg në Mungesë
23.    Arsen Derxho        Arrest me Burg në Mungesë
24.    Vangjel Tule        Arrest me Burg
25.    Sulo Toto        Arrest me Burg në Mungesë
26.    Hysenj Celo        Arrest me Burg
27.    Alfred Proko        Arrest me Burg në Mungesë.
28.    Kanan Cako          Arrest me Burg në Mungesë
29.    Xhuliano Nuri        Arrest me Burg
30.    Elton Gerveshi    Arrest me Burg
31.    Caush Kociu        Arrest me Burg
32.    Viktor Aliko        Arrest me Burg në Mungesë
33.    Marjana Mahmutaj      Arrest me Burg në Mungesë
34.    Natasha Mahmutaj      Arrest në Shtëpi
35.    Arnold Bocia        Arrest me Burg në Mungesë
36.    Altin Bejko        Masë Detyrim Paraqitje
37.    Gurim Toto        Arrest me Burg
38.    Iliaz Buci        Hetuar në gjendje të lirë

/Top Channel

Lajme të ngjashme

Back to top button