Së shpejti modeli më i ri i Audi R8

Audi i ri ka shënuar disa suksese gjatë testeve të kryera në pistën e Nurburgit të Gjermanisë dhe pastaj në fillim të tetorit në panairin e makinave në Paris. Ndërsa po punohet për prezantimin e linja e dytë e R8-shit që do të zhvillohet në Gjenevë, në mars të vitit të ardhshëm në panairin e veturave.

Fillimi i punës për të prodhuar këtë model mendohet të nisë në qershor të vitit 2016.
Modeli Audi R8 do të ketë një motor V8 4.2 litërsh dhe V10 5.2 litësh, ndërsa motori V10 do të jetë në dispozicion në versionin Plus dhe me kapacitet rreth 600 kuaj fuqi.

R8-shi i ri do të jetë 59 kilogramë më i lehtë se modeli aktual, do të ketë boshtin e rrotave më të gjatë dhe të gjerë, gjithashtu do të ketë një marsh prej 7 shpejtësive me kopllung të dyfishtë dhe një instrument-tabelë digjitale dhe dritat laserike.

Lajme të ngjashme

Back to top button