Sheshel: Nëse unë jam kriminel lufte, njëjtë është edhe Vuçiq e Nikoliq

I akuzuari i Tribunalit të Hagës, Vojsilav Sheshel, i ka thënë një mediumi boshnjak se “Srebrenica përbën komprometimin kryesor serb dhe se është me rëndësi të thuhet se Srebrenica është pika më e errët në anën serbe”, transmeton Indeksonline.

“Unë nuk e kontestojë krimin në Srebrenicë, mirëpo them se nuk është gjenocid. Kanë qenë tri llogore në Prijedor ku janë vrarë njerëzit, janë maltretuar dhe plaçkitur. Në mesin e tyre ka pasur edhe civil. Unë nuk sfidoj krimet që janë kryer në Prijedor, unë nuk hedh poshtë krimin që është kryer në Srebrenicë, nuk dua të hedh posht asnjë krim”, ka thënë Shesheli.

Duke u përgjigjur në pyetjen rreth krimeve të luftës të presidentit aktual serb, Tomislav Nikoliq dhe kryeministrit serb, Aleksandar Vuçiq, Sheshel ka thënë nëse ai është kriminel, atëherë njejtë janë edhe Nikoliq dhe Vuçiq.

Lideri i radikalëve serb ka thënë se Aleksandar Vuçiq ka dhënë deklarata “shumë më ekstreme se sa ai”, transmeton Indeksonline.

Vojislav Sheshel gjithashtu ka thënë se edhe udhëheqësi i vrarë njësitit paramilitar serb, Tigrat, Zheljko Razhnatoviq – Arkani ka qenë kriminel nën kujdesin e shërbimit të sigurisë shtetërore./Indeksonline/

Lajme të ngjashme

Back to top button