Juventusi i pandalshëm si mysafir

Futsall ekipi Juventus Serava ka shënuar edhe një fitore shumë me vlerë në kuadër të xhiros së 13-të, për të arritur në kuotën e 19 pikëve dhe për tu barazuar me ekipin e SEEU nga Tetova në pozitën e tretë.

Në këtë ndeshje futbollistët Shkupjan si mysafir kanë mundur me rezultat të thelë 1:5 ekipin e Bixho. Golashënues në këtë ndeshje ishin Orhan Ibishi, Muarrem Hajrullai, Nermin Bishevac ndërsa dy gola I kishte shënuar Xhelal Mjaku.

Skuadra e SEE ka pësuar disfatë nga ekipi Crna Reka, por nga ky klub kanë lëshuar një reagim lidhur me këtë ndeshje, ku kanë shprehur haptas se ndeshja ka qenë shumë e ashpër nga nikoqirët dhe është luajtur në një atmosferë shumë të tensionuar. Sipas faqes zyrtare në “Facebook” të SEEU, mësojmë se ndeshja është luajtur pa matës kohe dhe është referuar penallti nga referi Marjan Mladenoski, I cili në një farë mënyre ka dashur që ti shpëtojë presionit të madh.

Ilirët nga Kumanova kanë përjetuar një disfatë katastrofale nga kampioni aktual, Zhelezarec, me rezultat 15:3. Në mesin e golashënuesve për kampionët Zhelezarec ishin edhe dy reprezentuesit e Maqedonisë, Ferid Agushi i cili shënoi 4 gola dhe Taulant Ismaili shënoi 2 gola. / Portalb /

Rezultatet:
Zhelezarec – Ilirët 15:3
Hedis – Skojpe 3:12
Crna Reka – SEEU 1:0
Bixho – Juventus 1:5
Mall Ajaks – Veles 5:4

Tabela: Zhelezarec 39 pikë, Skopje 31, SEEU 19, Juventus 19, Ilirët 16, Veles 15, Bixho 14, Hedis 14, Mall Ajaks 13 dhe Crna Reka 10 pikë.

Lajme të ngjashme

Back to top button