Në Merdare, pritja për të hyrë në Kosovë rreth 2 orë

Si rezultat i vazhdimësisë së fluksit të automjeteve dhe procedurave kufitare, në pikën kufitare në Merdare pritjet në hyrje të Kosovës në mëngjesin e ditës së sotme kanë qenë afërsisht rreth 2:00 orë.

Ndërkohë, siç njofton Policia e Kosovës, rreth orës 14:00, pritjet janë diku rreth 10-20 minuta, pasi fluksi i automjeteve me bashkatdhetarë që vijnë në pushime në Kosovë ka rënie në orët e pasdites. E në dalje pritje nuk ka përveç kohëzgjatjes normale prej 05-10 deri sa te kryhen procedurat kufitare.

Kurse te Dheu i Bardhë po ashtu ka rënie të pritjeve në hyrje të Kosovës krahasuar me ditën e shtunë, përderisa sot pritjet zgjasin afërsisht deri rreth 1:00 orë, ani pse, vërehet rënie e frekuentimit të automjeteve, kurse në dalje nuk ka pritje.

“Situata rreth pritjeve të kalimit kufitar mund të ndryshojë varësisht prej frekuentimit të automjeteve edhe pse sot vërehet se ka pritje me pak se ditën paraprake (shtune). Policia e Kosovës, vazhdon me masat shtese, me prezencë me te shtuar të personelit policor, në mënyre që të ndikojë në zvogëlimin e pritjeve dhe të ju mundësojë qytetarëve kalim më të shpejtë të kontrollit kufitar në pjesën e RKS-së”,njofton PK./Indeksonline/

Lajme të ngjashme

Back to top button