Seanca e hapur e Qeverisë filloi me fjalimin e Besimit

Qeveria e filloi seancën e hapur me çështjet për proceset eurointegruese të Republikës së Maqedonisë, për të cilat foli zëvendëskryeministri për çështje evropiane, Fatmir Besimi.  Sërish Besimi tha se Qeveria do të vazhdojë me reformat prioritare në atë drejtim në administratën publike, lirinë e shprehjes në mediume, marrëdhëniet ndëretnike, marrëdhëniet e mira fqinjësore dhe bashkëpunimin rajonal.

“Në seancën e ardhshme pritet të përgatitet edhe Programi kombëtar për vitin 2015, në bazë të të cilit është paraparë debat publik ku do të thirren përfaqësuesit e komunitetit afarist, sektorit privat, komunitetit akademik, sektori civil, duke përfshirë edhe gazetarët që të marrin pjesë me vërejtjet dhe propozimet e tyre.” tha mes tjerash Besimi.

Lidhur me marrëdhëniet ndëretnike, sipas Besimit, në vijim është analiza për implementimin e Marrëveshjes Kornizë.

 

Lajme të ngjashme

Back to top button