Qeveria ende nuk ka vendosur edhe funksionarët të paguajnë kontribute

Qeveria nuk ka marrë ende vendim nëse kontribute shoqërore do të paguajnë apo jo edhe funksionarët, të cilët janë të angazhuar njësoj si punëtorët e thjeshtë me honorare.

Edhe pse javën e kaluar, Ministri i Punës dhe Politikave Sociale tha se funksionarët nuk do të përjashtohen nga pagesa, ministri i Financave Zoran Stavrevski deklaroi për Alsat-M se vendimi për tatimimin e funksionarëve do të vendoset këto ditë.

“Këto ditë do të kemi takim mes Ministrisë së Financave, Fondet dhe Ministria e Punës, dhe në fund do të caktojmë edhe kornizën se si do të rregullohet kjo çështje. Diku nga e mërkura, do të dihet qëndrimi lidhur me këtë çështje”, ka thënë ministri Stavreski.

Ende mbetet e paqartë nëse Qeveria do t’u vendos një shumë paushalle funksionarëve të angazhuar me honorare. Bëhet fjalë për të emëruar dhe të përzgjedhur, si anëtarë të institucioneve të ndryshme në Këshillin e Agjencisë së Mediave, Komisionin për Mbrojtjen nga Diskriminimi, Komisioni Kundër Korrupsionit, këshilltarëve të këshillave komunale, anëtarëve të këshillave drejtues dhe mbikëqyrës etj, që përveç pagesës nga angazhimi në fjalë, kanë edhe të ardhura të rregullta. Disa prej këtyre funksionarëve, të angazhuar si këshilltarë, paga e të cilëve është mbi 6 rroga minimale, automatikisht përjashtohen nga pagesa, pasi ashtu është vendosur me ligj.

LEXO: Protestë në Shkup, “JO” haraçit të Qeverisë

Lajme të ngjashme

Back to top button