Protestë në Shkup, “JO” haraçit të Qeverisë

Të hënën do të mbahen protesta për t’i thënë “JO” pagesës së kontributeve për honorare. Protesta do të mbahet në ora 12:00.

“Jo për pagesën e sigurimit pensional dhe shëndetësor për honoraret! Jo për marrëdhëniet e fshehta të punës! Jo për pagesën e kontributeve për honorare pa rregullim të marrëdhënies së punës! Jo për çkyçjen e privilegjuar të funksionarëve nga pagesa e kontributeve!”, janë disa nga motot e organizatorëve të protestës të cilët janë disa OJQ dhe sindikat.

Ata do të kërkojnë tërheqjen e ligjit nga Qeveria, pasi gjykohet si i dëmshëm për punëtorët honorarë, dhe do t’i varfërojë ata në mënyrë drastike. Nga Lëvizja për Drejtësi Sociale “Lenka” thonë se me këtë ligj synohet zvogëlimi i papunësisë në mënyrë artificiale, sepse nëse një person i cili është i papunë gjatë vitit fiton vetëm një honorar, ai fshihet nga evidenca e të papunëve.

“Personat që janë të angazhuar me honorare, më pas duhet të presim 1 vit që sërish të futen në evidencën si të papunë. Neve do të na ndodh ajo që unë e quaj “Skenari i Polonisë” lidhur me këtë çështje. Në Poloni keni shumë të rinj që punojnë sipas parimit “zero hour contract”, do të thotë janë të pasigurt dhe të punësuar jo të rregullt, punojnë me honorare dhe nuk figurojnë në evidencën e të papunëve. Nëse shkalla reale e papunësisë është diku 30%, vlerësim është se me këtë, papunësia do të zvogëlohet diku 15-16%, që do të ishte sukses për secilin që është në pushtet për shkak të këtij zvogëlimi enorm”, tha Dejan Lutovski, Lëvizja për Drejtësi Sociale “Lenka”

Lajme të ngjashme

Back to top button