Davutoglu nesër viziton Maqedoninë

Kryeministri i Republikës së Turqisë Ahmet Davutoglu nesër do të nisë një vizitë dyditore në Maqedoni, raporton Anadolu Agency (AA).
Në një njoftim të Qeverisë së Turqisë thuhet se Davutoglu në kuadër të vizitës do të zhvillojë një takim me kryeministrin maqedonas Nikola Gruevski dhe do të pritet nga presidenti Gjorge Ivanov.
Davutoglu gjithashtu do të marrë pjesë në manifestimin “Festa e arsimit në gjuhën turke në Maqedoni”, e cila festohet tradicionalisht më 21 dhjetor.
Gjatë vizitës në Maqedoni Kryeministri Davutoglu do të mbajë një sërë takimesh në fushën e politikës, ekonomisë dhe marrëdhënieve tregtare dhe do të diskutojë për tema të ndryshme që kanë të bëjnë me dy vendet në nivel rajonal dhe ndërkombëtar.

Lajme të ngjashme

Back to top button