LSDM kërkon nxitjen e investimeve në ndërmarrjet e vogla dhe të mesme

LSDM propozon masa konkrete për nxitjen e investimeve në ndërmarrjet e vogla dhe të mesme. Sipas kësaj partie duhet të bëhet formimi I fondit të biznesit maqedonas, duhet të vendoset prokurori kreditor dhe mbështetje për kooperantët.

Në periudhën e vitit 2006 – 2013 Maqedonia ka investime më të vogla në sektorin privat

“Investimet mesatare në mjete themelore në sektorin privat në vend përbëjnë 15.9 për qind nga GDP në shtatë vitet e fundit”, tha Dragan Tevdovski, kryetar i komisionit për ekonomi në suaza të LSDM.

“Ky është rezultati më i keq në rajon. Për shembull, në Shqipëri investimet përbëjnë 22.6 për qind nga GDP, në Bullgari 21.5 përqind nga GDP. Madje edhe Kosova dhe Bosnja dhe Hercegovina kanë nivele më të larta investimesh sesa Maqedonia. Problemi tek ne është që pushteti aktual tenton që t`i nxisë investimet e kompanive të huaja, ndërsa i ka harruar kompanitë vendore”, theksoi Tevdovski.

Lajme të ngjashme

Back to top button