Të kryesh haxhin me biçikletë

Një pensionist mysliman nga Kirgistani iu drejtua autoriteteve të vendit me një kërkesë të pazakontë. Burri i moshuar ka planifikuar të kryejë haxhin në Mekë, duke shkuar me biçikletën e tij.

Megjithatë myftiu i vendit u shpreh kundër nismës së pensionistit musliman. Ai tha se një burrë i moshuar nuk duhet të përdorë asnjë formë transporti përveç avionit.

Por, pensionisti është i vendosur në rrugën e tij. Ai ka deklaruar se me rrugën e tij synon të thejë një rekord, dhe se mosha e shtyrë nuk do ta ndalojë atë nga kryerja e haxhit, qoftë edhe nëse rruga e tij kryhet me një biçikletë.

Arabia Saudite cakton një numër të kufizuar të lejeve për hyrjen për secilin vend, çdo vit. Kuota e sivjetme për haxhilerët nga Kirgistani është zvogëluar dukshëm, ashtu sikurse edhe për mbarë botën. Arsyeja është rindërtimi i xhamisë në Mekë.

Shumica e popullsisë së Kirgistanit janë myslimanë, ndërsa kuota e lejuar për numrin e haxhilerëve nuk mjafton aspak.

Lajme të ngjashme

Back to top button