FFM do të rinovojë stadiume, edhe atë të Tetovës

Federata e Futbollit të Maqedonisë (FFM) në vitin 2015 do të përqendrohet në përmirësimin e infrastrukturës me çka do të rinovojë katër stadiume, atë në Tetovë, Manastir, Prilep dhe Shtip. Më herët është zyrtarizuar marrëveshja me komunën e Manastirit për stadiumin “Tumbe Kafe” në Manastir, ndërsa në periudhën e ardhshme e njëjta do të behet edhe me Prilepin, Tetovën dhe Shtipin.

FFM-ja në projektin inkuadrohet me ndërtimin e fushës si dhe sistemit ndriçues të tërësishëm të stadiumeve, ndërsa komunat e marrin përgjegjësinë për rinovimin e tribunës dhe mbulimin e të njëjtave.

Lajme të ngjashme

Back to top button