SHBA, një person i armatosur vret dy policë në Nju Jork, më pas vetëvritet

Një person i armatosur ka qëlluar për vdekje dy policë në Nju Jork.

Ngjarja ndodhi të shtunën pasdite në lagjen Bruklin-it Bedford-Stuyvesant, ndërsa dy policët po patrullonin me makinë.

Pas sulmit i dyshuari kreu vetëvrasje, ndërsa forca të shumta policie rrethuan zonën ku ndodhi ngjarja.

Sipas policisë, paraprakisht dyshohet se personi që qëlloi mbi dy policët dhe më pas veten është 28-vjeçari me ngjyrë Ismaeli Brinsley.

Ende nuk dihet arsyeja e vërtetë e sulmit, por dyshohet si hakmarrje për vrasjen e personit me ngjyrë Michael Brown.

Kohët e fundit janë zhvilluar protesta masive në disa qytete, pas vendimit për të mos ndjekur penalisht policët e bardhë të cilët akuzohen për vrasjen e dy personave me ngjyrë dhe të paarmatosur./ BW

Lajme të ngjashme

Back to top button