Super Real Madridi, më i miri në Botë

Skuadra mbretërore spanjolle, Real Madrid, tani mbretëron edhe në gjithë rruzullin tokësor.

Reali ka arritur ta fitojë titullin e kampionit botëror për klube duke mposhtur në finale 2:0 San Lorenzon.

Sergio Ramos (37’) realizoi sërish për mbretërit me kokë për golin e tyre të parë, teksa Gareth Bale (51’) ngriti epërsinë në 2:0 në pjesën e dytë.

Kjo është fitorja e 22-të rresht e Realit dhe titulli i katërt i fituar për mbretërit.

Lajme të ngjashme

Back to top button