Krasniqi shkatërroi polakun

Boskieri junikas që përfaqëson Gjermaninë, Robin Krasniqi, ka triumfuar në duelin kundër Dariusz Sek.

Krasniqi u tregua më i mirë se polaku në këtë meҫ, duke fituar me vendim unanim të gjyqtarëve.

Robini ishte veҫmas i mirë në tre raundet e parë si dhe në raundet 11-të e 12-të, duke e fituar këtë duel tejet të rëndësishëm për karrierën e tij.

Ai tani do ta ketë duelin e radhës kundër Jurgen Brahmer (WBA) ose Sergey Kovalev (WBO).

Lajme të ngjashme

Back to top button