Samsung Galaxy S6 sjell ekranin me lakime më delikate

Samsung Galaxy S6 do të bëhet tërësisht ose pjesërisht nga metali, dhe ky detaj është përmendur për një kohë të gjatë tashmë. Në fakt, faqja italiane për produktet e kompanisë, Samsung HD Blog pajtohet me këtë konstatim dhe thotë se Galaxy S6 do ta ketë trupin plotësisht me mbështjellës të aluminit.

Mirëpo, sipas tyre përveç kësaj, gjenerata e re e telefonit kryesor të linjës Galaxy dhe jo varianti tjetër Galaxy S6 Edge – do të vijë me ekranin e lakuar, i cili do të jetë unik për nga forma.

Ekrani i Samsung Galaxy S6 thuhet se do të jetë i lakuar në të dyja skajet, kishte pretenduar një analist i tregut në muajin nëntor, por tani burimet e reja të lajmit thonë se këto thyerje nuk do të jenë të ngjashme sikurse ato që janë bërë në Galaxy Note Edge.

Sipas faqes italiane, lakimet e ekranit të Galaxy S6 do të jenë ndryshe nga ato të Note Edge për ta pamundësuar shtrëngimin. Që do të thotë se këto lakime do të jenë më të buta, më fleksibile për përdorim.

Siç thuhet, S6 do të vijë në dy variante, njëri version do të sjell procesorin Snapdragon 810 dhe tjetri me Exynos 7, por të dyja modelet do të quhen Galaxy S6 dhe do ti kenë lakimet e ekranit.

Lajme të ngjashme

Back to top button