Shkodër: Vrasje me armë zjarri, 2 të vdekur dhe 1 i plagosur

Dy persona janë ekzekutuar ditën e sotme dhe një i tretë ka mbetur i plagosur si pasojë i një sulmi me armë.

Ngjarja është regjistruar ditën e sotme, rreth orës 14:15 në lagjen “Dudas” të qytetit të Shkodrës. Shtetasit Edmond Batra 40 vjeç dhe Edmir Aliaj 37 vjeç kanë vdekur si pasojë e një ekzekutimi me armë zjarri i llojit automatik. Edmond Batra gjeti vdekjen menjëherë, ndërsa Edmir Aliaj ka ndërruar jetë në spital. Veç dy viktimave, ka mbetur i plagosur shtetasi 20-vjecar Amarildo Pirani, nipi i Edmir Aliaj.

Ata janë qëlluar nga një person ende i paidentifikuar që lëvizte me motor. Paraprakisht thuhet se dy viktimat nuk njiheshin me njëri-tjetrin ndaj nuk dihet kush ka qenë shënjestra e ekzekutimit, gjithashtu dyshohet se viktima Edmir Aliaj ishte person me precedentë penalë për grabitje me armë. Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje ndërkohë që po hetohet për zbardhjen e ngjarjes.

Lajme të ngjashme

Back to top button