Veliu- Masakra e Lubotenit e njëjtë me atë të Raçakut (Video)

Shoqata e veteranëve të luftës SHVL-UÇK, përkujton sot 12 vjetorin e masakrës së fshatit Luboten të Shkupit. Gjatë ditës së sotme do të bëhen homazhe tek varrezat e dëshmoreve.

 ‘Sot me organizimin e SHVL, bëjmë homazhe tek kompleksi memorial varrezat e fshatit Luboten i të rënëve përnjëherësh me 12 gusht në ditën tmerruese për gjithë atë anë, kur edhe janë bërë tortura që nuk i njeh njerëzimi në Shkup. Do të bëhen nderime veç e veç për të gjithë të rënët në veçanti për fëmijën 6 vjeçar Erxhanin dhe të tjerët të cilët kanë historinë e tyre vendore për të mos i lëshuar trojet ë të parëve për të qëndruar aty’ tha Veliu.

Kryetari i SHVL-UÇK-së, masakrën e Lubotenit e krahasoi me atë të Reçakut.

‘Kjo masakër u bë me paramendim edhe nga ajri edhe nga toka që kishte qëllim frikësimin e popullatës që ajo të largohet prej aty dhe njëkohësisht sipas planeve të atëhershme për të ndjekur ushtarët gjoja të UCK që kanë qenë. kujtimet janë të hidhura për të gjithë ne dhe i ngjasojnë asaj që ndodhi në Reçak si dhe Gostivar drejt për drejtë nga policia kur vriten shqiptarët’ tha Veliu.

 Një video me pamje shqetësuese nga pamjet e masaktës qarkullon në Internet, atë mund ta gjeni: në këtë link /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button