Ushqimi djegës rrit testosteronin tek meshkujt

Hormoni që kontrollon rritjen, zhvillimin, sundon edhe mbi vrullin seksual.

Përbërësit siç janë hudhra, speci djegës, wasabi, xhenxhefili ose rrika i japin djegësinë ushqimit. Erëzat dhe ushqimi me erëza përdoren në kuzhinë dhe për qëllime mjekësore në të gjithë kontinentet.

Meshkujt që konsumojnë ushqim djegës kanë nivel të lartë testosteroni. Ky ka qenë zbulimi i shkencëtarëve nga Universiteti i Grenoble të cilët studiuan përmbajtjen e ushqimeve pikante dhe nivelin e hormoneve.

Në një shkrim për të përditshmen prestigjioze “The Telegraph”, është sqaruar se këto rezultate janë në përputhje me studimin e një sërë sjelljesh tek meshkujt.

Në studim morën pjesë 114 burra të moshës 18 deri 44-vjeç.

Ata provuan ushqime pikante dhe rezultatet treguan se ata që konsuamuan nivele të larta ushqimi djegës, kishin nivel të lartë testosteroni.

Hormoni i testosteronit luan një rol të rëndësishëm tek meshkujt. Ai kontrollon rritjen, zhvillimin dhe sundon mbi vrullin e tij seksual.

Ushqimi djegës, poashtu ndihmon në humbjen e peshës, parandalon kancerin, ul presionin e gjakut, mbron zemrën si dhe ndihmon në uljen e stresit./Telegrafi/

Lajme të ngjashme

Back to top button