Mbledhje e K.K. të Strugës, as sot nuk do të zgjidhet kryesuesi?

Këshilli i komunës së Strugës ende nuk ka zgjedhur kryesuesin e tij, por  edhe përkundër kësaj ka  mbajtur disa seanca dhe ka sjellë disa vendime.

Sot, këshilli vazhdon punën për miratimin e disa vendimeve që kanë të bëjnë me miratimin e raporteve për disa  ndërmarrje publike, ndërsa në fillimin punimeve të tij, Këshilltarët e Rilindjes Demokratike Kombëtare, kanë kontestuar procesverbalin e mbledhjes së kaluar, ndaj ende nuk është miratuar ende rendi i ditës.

As sot, ndërkaq nuk pritet të vihet në rend dite zgjedhja e kryesuesit të Këshillit të Komunës së Strugës, sepse kandidaturat e PDSH-së dhe të “Koalicionit për Strugën së Bashku”, nuk kanë siguruar votat e mjaftueshme për t’u zgjedhur në këtë post.

Kjo nuk ka ndodhur edhe përkundër negociatave të gjata që mësohet se i kanë zhvilluar PDSH dhe VMRO-DPMNE.

Lajme të ngjashme

Back to top button