Instagrami lë në “lloq” edhe VIP-at e huaj

Rrjeti social Instagram ka vendosur të fshijë miliona llogari fallco duke lënë disa prej personazheve të famshëm në “baltë”.

Shumë prej VIP-ave në mbarë botën kanë humbur ndjekësit e tyre fallco duke bërë numrin e këtyre të fundit të ulet ndjeshëm.

I pari në renditje është Justin Bieber, i cili ka humbur 3.538.228 ndjekës, më pas vjen Akon me 2.459.246, Ariana Grande me 1.529.206, Kim Kardashian me 1.300.963 dhe me numrin më të vogël renditet Rihanna, e cila ka humbur 1.159.864 ndjekës.

Lajme të ngjashme

Back to top button