Fillon Panairi për projektin “Bli shtëpi, bli banesë”

Panair dedikuar projektit “Bli shtëpi, bli banesë” prej sot deri më 28 dhjetor në QT Ramstor në Shkup, organizon Ministria e Financave. Në panair do të marrin pjesë Ministria e Financave, banka, kompani ndërtimore dhe kompani lidhur me banimin.

Në prag të festave të fundvitit, por edhe tërheqjes së madhe për banesë nga loja shpërblyese “Llogari fiskale në dorë, shpërblime pa mund”, gjatë dy ditëve të fundit nga panairi më 27 dhe 28 dhjetor do të organizohet aheng me shumë shpërblime, grupe muzikore, këngëtarë.

Të gjithë vizitorët e panairit këto dy ditë mund të bëhen fitues të shpërblimeve përderisa me vete mbajnë 10 zarfe me nga 20 llogari fiskale për pjesëmarrje në “Llogari fiskale në dorë, shpërblim pa mund”. Zarfet së bashku me gjashtë çelësa që do t’i zgjedhin nga stendat e panairit do të mund t’i zëvendësojnë në vendin e ngjarjes për një pako me gërvishtje nga Lotaria e shtetit, por edhe të qëllojnë në Tabelën e fatit për shpërblime të vlefshme të cilat i siguruan Ramstori dhe pjesëmarrësit e panairit.

Të gjitha zarfet të cilat do të sillen në Ramstor do të marrin pjesë edhe ditën e ardhshme, më 29 dhjetor, për tërheqjen e banesës, dyqanit ose automobilit në “Llogari fiskale në dorë, shpërblime pa mund”.

Përmes projekti “Bli shtëpi, bli banesë” deri më tani janë miratuar afër 400 kërkesa. Mund të blihet banesë e re ose të ndërtohet shtëpi.

Lajme të ngjashme

Back to top button