Krasniqi sonte ne duel kundër Sek

Boksieri shqiptar, Haxhi Krasniqi sonte në Munih do të zhvilloj meçin kundër polakut Dariusz Sek, në meçin për të mbrojtur titujt që i ka në pronësi, ‘WBA Continental’ e ‘WBO International’.

Boksieri shqiptar me nën shtetësi gjermane i kthehet ringut në një meç që hap rrugën për titullin e kampionit të botës.

Përballja në mes 27-vjeçarit dhe polakut luhet në Munich, ku Krasniqi pas pesë vjetësh kthehet të luftojë në qytetin e lindjes së tij.

Junikasi më kohë ka zhvilluar përgatitjet për ketë duel të rëndësishëm dhe tashmë boksieri shqiptar është i gatshëm për sfidën e sontme.

Edhe në këtë duel nuk do të mungojë përkrahja e madhe e shqiptarëve për idolin e tyre, i cili me fitoren eventuale do të bënte hapin e madh në garën për titullin e botës, e që është synimi kryesor i Krasniqit.

Krasniqi thotë se “është i gatshëm për duelin me polakun”. Ai beson se do ta fitojë këtë sfidë për të hapur rrugën në luftën për titullin e kampionit të botës në WBA, ku pritet të ndeshet me Jurgen Brahmer.

Meçi në mes Krasniqit dhe polakut nis në orën 22:00.

Lajme të ngjashme

Back to top button