Aplikacion ekskluziv për foto 3D me iPhone

Fotografitë 3D janë një pjesë interesante e teknologjisë, e cila është bërë mjaft e famshme, mirëpo arsyeja pse nuk përdoret edhe aq shumë janë disa nga pengesat që shfaqen tek përdoruesit.

Për të bërë një fotografi në 3D, ju duhet ta keni një aparat që skanon në 3D, i cili zakonisht është i shtrenjtë, prandaj shumë njerëz nuk duan të mërziten me të.

Të paktën kështu ka qenë deri më tani, mirëpo është një kompani zvicerane – Dacuda, ajo e cila dëshiron ta ndryshojë këtë fakt, përmes aplikacionit të saj të ri të cilin e ka dedikuar për iPhone.

Aktualisht, aplikacioni është në versionin beta dhe është në dispozicion për shkarkim, krejtësisht pa pagesë.

3DAround nga Dacuda është një aplikacion i thjeshtë për t’u përdorur, por teknologjia në të cilën bazohet aplikacioni – “Slam Scan 3D” është mjaft komplekse.

Në vetëm disa sekonda, 3DAround mund të kap një pamje 3D me iPhone 6 – dhe rezultati nuk është vetëm fotografia tri dimensionale, por edhe interaktive. Falë akseleromtrit të iPhone, përdoruesit mund ta anojnë telefonin e tyre kur shikojnë pamjet në 3D, ndërsa fotografia gjithashtu lëviz dhe zhvendoset në anën e njëjtë të rrotullimit.

Qëllimi kryesor i aplikacionit është të kapur pamje 3D të ushqimit, por i njëjti punon ngjashëm edhe me ndonjë objekt me madhësi të ngjashme, sikurse ajo e ushqimit.

Lajme të ngjashme

Një koment

Back to top button