Ja si ndahen njerëzit e dhembshur

S’ka rëndësi se nga cili këndvështrim e shikoni, ndarjet nuk janë asnjëherë argëtuese. Dikush përfundon duke u lënduar. A nuk do të ishte e mrekullueshme nëse dhënia fund e marrëdhënies do të ishte më pak e dhimbshme?

Duket se një dozë dhembshurie mund të ndihmojë në lehtësimin e dhimbjes.

Kur mendoni për dashurinë në marrëdhëniet romantike, me siguri imagjinoni atë që studiuesit i referohen si dashuri pasionante. Përveç saj, në një lidhje është shumë e rëndësishme edhe një ndjenjë tjetër: dhembshuria. Kjo i referohet shqetësimit dhe kujdesit për mirëqenien e të tjerëve, veçanërisht kur ata vuajnë; dashuria me dhembshuri promovon mbështetje, mirëkuptim dhe butësi.

Sigurisht që këtë dashuri mund ta shprehni ndaj partnerit, por edhe ndaj familjes, miqve dhe të panjohurve. Kur vjen puna tek ndarjet, mund ta drejtoni dhembshurinë edhe nga një ish-partner i ardhshëm.

Në një studim, studiuesit kanë identifikuar njerëzit, të cilët i kishin dhënë fund një marrëdhënieje ose kishin qenë në një marrëdhënie që kishte përfunduar bashkërisht. Pjesëmarrësit fillimisht iu përgjigjën pyetjes se sa shumë dhembshuri merrnin nga ish-partnerët kur lidhja ishte në kulmin e saj. Më pas u pyetën se si u ndanë me ishin.

Studiuesit, treguan se sa i përdorën strategjitë e mëposhtme:
1. Tërheqjen në vete dhe shmangien nga partneri
2. Manipulimi i partnerit
3. Përdorimi i një forme jopersonale komunikimi
4. Përdorimi i një toni pozitiv
5. Qëndrimi i hapur ndaj partnerit

Nga pesë tipat e ndarjes të përmendura më sipër, 3 të parat janë më të dhimbshmet, ndërsa 2 të fundit tregojnë respekt dhe ndjeshmëri ndaj ish-partnerit. Njerëzit që merrnin më shumë dhembshuri gjatë lidhjes kishin më tepër mundësi për të qenë të hapur dhe pozitivë ndaj partnerëve gjatë ndarjeve.

Përfundimi është se dhembshuria është një cilësi e mirë, e cila vlen në shumë marrëdhënie. Fundi i një lidhjeje do të jetë i vështirë, por dhembshuria e treguar nga ju e bën më pak të dhimbshme për ish-in. /Telegrafi

Lajme të ngjashme

Back to top button