Personat që ndihen të rinj kanë jetë më të gjatë

Bazuar në të dhënat e një studimi, mësohet se jeta e atyre që ndihen më të rinj mund të jetë më e gjatë.

Sipas një studimi 4 vjeçar të kryer nga shkencëtarët amerikanë, është zbuluar se ka një lidhje mes moshës së perceptuar dhe rrezikut të vdekjes nga sëmundjet kardiovaskulare.

Në studim morën pjesë 6 500 persona me moshë mesatare 65 vjeç. Tek pjesëmarrësit janë ekzaminuar sa vjeç ata ndihen dhe vdekshmëria nga sëmundjet. Pjesëmarrësit në studim kur afërsisht 70% e tyre e kanë ndier veten 3-4 vjet më të ri, tek këto persona rreziku i vdekjes nga sëmundja kardiovaskulare në krahasim me ato që ndihen në moshën kalendarike ishte 14.3%, ndërsa ato që ndihen më shumë është 24.6% më pak.

Rezultatet e studimit për të zbuluar efektet pozitive shëndetësore “të perceptimit të moshës”, siç transmeton AA janë publikuar në revistën “JAMA Internal Medicine”.

Lajme të ngjashme

Back to top button