Ky është stoli im!

Po të flas për një stol studenti, do të ishte mjaftë i vështirë përshkrimi se në çfarë rrethanash gjendet dhe përjeton ai, por unë do të flas për një stol krejtësisht tjetër, për një stol “përrallor”, për një stol i cili nga një njeri i zakonshëm dhe i dashur te populli, të deformon apo të transformon në një makinë, në një përbindësh, në një “njeri” që nuk të njeh as rrethi yt i ngushtë.

Për të arritur deri tek ky stol “mbretëror” , duhet punë e palodhshme, punë pa limit kohe si: rrahja që është një gjë mjaftë normale dhe vrasja që është kulmi i çmendurisë totale.

Këto gjëra janë aplikuar te ne shumë kohë më parë, apo fillimet e saj i gjejmë që nga historia e largët, me të vetmin qellim që të arrihen interesat dhe qëllimet e tyre të caktuara. Ne si popull, politikanët (pushtetarët) tanë , i kemi futur në këtë stol të gjithë bashkë, sepse ka vend për të gjithë, mirëpo ata nuk e dinë shkakun se pse janë aty , por e dinë vetëm shkakun e tyre, “që të bëhen ata që nuk ishin dje”.

Politikanëve dhe deputetëve tanë, as që u bie ndërmend se profesioni i politikanit apo udhëheqësit është nga më të ngatërruarit, i cili kërkon jo vetëm militantizëm dhe besnikëri, por edhe njohuri të gjëra. Nuk mendoj se duhet të ngremë “paradigmën maksimale”, që politikani të jetë shkencëtar. Natyrisht jo, por nuk mund të pranoj se roli i tij profesionist është i pamundur të realizohet pa njohuri të renditura , sistematike , nga politologjia , filozofia , për të kuptuar dimensionet e politikës apo politik-bërjes si profesion.

Njohurit dhe njohja e shkencave shoqërore , janë ndoshta nga më të domosdoshmet për të arritur deri tek stoli i dëshiruar.

Politika apo politik-bërja nga pushtetarët tanë është lodhur, është një politikë që i ka skaduar afati i përdorimit. Pse them kështu?

Sepse pushteti duhet të merret me politika më të vogla që “nuk mundet t’i realizojë” , por jo me politika të mëdha që nuk mundet as të ëndërrojë realizimin e tyre.

Loja që bëhet me kartën e nacionalitetit, është pikërisht ajo që hamend popullin tonë, ajo të cilin pushtetarët de fakto i dërgon në stol më gjatë, mirëpo popullin de jure e dërgon në shkatërrim.

Pikërisht kjo e ushqen mentalitetin e deformuar publik te njeriu i thjesht, që të mendoje në mënyre sempliste se çdo politikan pavarësisht nga përkatësia ngjyrore dhe pozicioni dikotomik, në të majtë apo në të djathtë, është në të gjitha rastet “forcë pushteti” dhe politika konsiderohet e heshtur si “mjet që sjell privilegj apo dobi”, ndërsa qytetari fatkeqësisht ngelet vetëm objekt , mjet me të cilën politikani bën politike.

Çfarë po ndodhë me ju or pushtetar?

Po i ngjani më shumë njeriut të iluminuar apo kafshës së demokratizuar?

Të këqijat dhe gabimet e juaja, çdo ditë e më shumë po shtohen dhe nuk po ia arrimë të izolohemi nga ato.

Mos e infektoni popullin me të metat dhe gabimet tuaja dhe dëshirën e flaktë për stol.

Mjaftë më me gabime dhe mos i mbroni ato , largohuni nga dëshirat dhe gabimet e tilla  dhe  kujtojeni se djallin s’e ka bërë djall gabimi , por kokëfortësia për ta mbrojtur atë.

Student gazetarie në Universitetin Shtetëror të Tetovës-Shkup

Lajme të ngjashme

Back to top button