Qeveria e Maqedonisë firmosi marrëveshje me kompaninë “Kapkon”

Kompania amerikane nga fusha industrisë automobilistike Kapkon do të investojë 18 milionë dollarë dhe do të hapë 400 vende të reja të punës në zonën industriale në Shkup.

“Kapkon e zgjodhi Shkupin për shtërpi  të vet për aktivitete afariste dhe prodhimtari të dedikuar për tregjet në Evropë. Ky kapacitet prodhues pasi të bëhet tërësisht operativ, do të punësojë 400 veta. Gjithashtu, kemi për qëllim t’i zgjerojmë aktivitetet tona po edhe të hapim qendra teknike që gjithashtu do të ketë mbështetje inxhiniere në këtë kapacitet”, tha pas nënshkrimit të Marrëveshjes Aliel Haç, drejtori ekzekutiv i kompanisë.

Sipas zëvendëskryeministrit dhe ministrit të financave, Zoran Stavrevski kjo kompani tërë prodhimtaria, e cila përbëhet nga inflatorët për jastëk ajrorë, është dedikuar për tregjet në Evropën Perëndimore dhe Lindore. Të gjitha këto të dhëna tregojnë rëndësinë e investitorit, i cili nga një numër i madh i destinacioneve investuese e zgjodhi Maqedoninë.

Lajme të ngjashme

Back to top button