Mund ta padisni atë që krijon profil të rremë tuajin në Facebook!

Nëse dikush sulmon profilin tuaj (hakon) në Facebook ose krijon profil tuajin të rremë në këtë rrjet social, ju mund të filloni procedurë kundër autorit të veprës, ndërsa atë mund të bëni me dorëzim të padisë private në pajtim me Ligjin për përgjegjësi civile për fyerje dhe shpifje.

Autoriteti përkatës për përcaktimin e IP adresës në Republikën e Maqedonisë është Ministria e Punëve të Brendshme, Njësia për të luftuar krimin kompjuterik.

Drejtoria për Mbrojtjen e të Dhënave Personale po ashtu vepron në rastet kur kërkohet fshirja e profileve të sulmuara në rrjetet sociale si Facebook-u nga ana e palëve të treta.

Në rastet e abuzimit të të dhënave personale në internet, Drejtoria për Mbrojtjen e të Dhënave Personale dorëzon kërkesë deri tek drejtoria e internet portalit për rrjetëzim social, me qëllim të hiqet profili i rremë nga portali.

Lajme të ngjashme

Back to top button