Vritet edhe një shkupjan në Siri

Vritet edhe një shqiptar nga Shkupi në Lattakia të Sirisë. Ai sipas ilirida.net është i njohur me emrin Ebu Zejd el-Almani el-Albani.

Po i njëjti burim thekson se ai ka shkuar familjarisht në Siri. Ai ka jetuar dhe punuar në Gjermani, mirëpo pas fillimit të luftës në Siri, ka shitur gjithçka dhe ka ikur për në Siri, ku edhe është vrarë në një luftë të ashpër ndaj regjimit sirian. 

Lajmin për vrasjen e “Ebu Zejdit”, e kanë konfirmuar edhe lëvizjet opozitare që luftojnë ushtrinë alevite të Sirisë, por edhe familja e tij, që kanë hapur edhe derën për mysafirë.

Lajme të ngjashme

Back to top button