USHT dhe Shoqata e psikologëve shqiptar organizojnë Konferencën ndërkombëtare të psikoterapisë

Qendra për psikoterapi e Shoqatës së Psikologëve Shqiptar të Maqedonisë në bashkëpunim me Universitetin Shtetëror të Tetovës dhe me mbështetje të Shoqatës Botërore për Psikoterapi Pozitive organizon Konferencën ndërkombëtare për psikoterapi “Emocionet në Psikoterapinë Pozitive – Përballë ndjenjave” në Strugë në datat 5-8 shtator të vitit 2013.

Në konferencë do të marrin pjesë trajnerë, psikologë, psikiatër, pedagogë, nga Amerika, Kina, Republika Domenikane, Nigeria, Republika Çeke, Gjermania, Franca, Turqia, Bullgaria, Shqipëria, Greqia, Zvicra, Polonia, etj.

Ligjërues janë emra eminent në fushën e psikoterapisë si Manije Pescheschkian, bashkëthemeluese e Psikoterapisë Pozitive, kryetari i lidhjes se psikoterapisteve gjerman, përfaqësues nga ministria e shendetësisë nga Republika e Kosoves.

“Konferenca ka si qëllim primar të binjakëzojë institucionet tona me institute kërkimore ndërkombëtare dhe institucione arsimore si Akademia e Wiesbadenit apo Instituti i Analizës Funksionale.  Studentët tanë do njihen me programe dhe bursa te mundshme te përfaqësive të ndryshme, pjesëmarrëse ne konferencë. Do t’ju ofrohet shkollave te Strugës dhe rrethinës se saj mundësi bashkëpunimi ne hulumtime te ndryhme nga fusha e mesimdhenies, didaktikës, pedagogjisë dhe psikologjisë” thonë organizatorët për Portalb.

Shoqata e Psikologëve Shqiptarë të Maqedonisë është themeluar në Strugë në vitin 2010, me iniciativën e një grupi psikologësh të cilët punojnë dhe janë aktiv në institucione publike dhe private dhe organizata.

Për më shumë informata në linkun: http://positive-mk.org/  /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button