Nuk dihet numri i kompanive që e zbatojnë sistemin HASAP!

Pas pesë viteve nga fillimi i zbatimit të sistemit HASAP, i cili duhet të na garantojë se ushqimi i prodhuar është i sigurt për blerësit, edhe më tej ka lëshime. Lëshimi më i shpeshtë i kompanive është monitorimi i zbatimit të këtij standardi. Inspektorët e Agjencisë për ushqim dhe veterineri kanë vërtetuar se një pjesë e kompanive nuk shënojnë në librat e evidencës gjithë atë që ka hyrë në procesin e prodhimit. Pikërisht kjo, mundësia për të ndjekur zbatimin e HASAP-it është esenciale për suksesin e tij, thonë afaristët. Sipas zv/kryetarit të Odës së Agrobiznesit të Lidhjes së Odave Ekonomike, Goran Gjeorgjievski, standardi jocilësor HACCP do të thotë edhe rrezik për kompaninë.

Njeriu i parë i Agjencisë nuk kishte informacione se sa nuk zbatohet HACCP-i. Ndryshe, standardi i detyrueshëm HACCP u aplikua në vitin 2009. Që atëherë me ligj të gjithë prodhuesit e ushqimit duhet ta kenë të aplikuar këtë standard në punën e tyre. Fakti që nuk zbatohet siç duhet HACCP-i, u theksua si vërejtje edhe në Raportin e vitit të kaluar të Komisionit Evropian.

Lajme të ngjashme

Back to top button