Aksident i rëndë në aksin rrugor Mavrovë-Dibër, dy persona të vdekur
Në aksin rrugor Mavrovë-Dibër gjatë një aksidenti të rëndë automobilistik jetën e humbën dy persona.
Sipas burimeve të policisë bëhet fjalë për Demirali Nuredini 52 vjeçar dhe Ramadan Memedi 51 vjeçar, të dy nga fshati Debresh i Gostivarit.
Aksidenti ka ndodhur në afërsi të fshatit Rostushë tek vendi i quajtur Livadhet e Sencës.
Sipas informatave, të dy viktimat kanë qenë duke vozitur veturë të tipit ‘Audi’ me targa të Gostivarit të cilët në saj të shpejtësisë së madhe gjatë vozitjes kanë humbur kontrollin dhe kanë ndërruar jetë.
Policia rrugore ka nisur hetimet, ndërsa komunikacioni është ndërprerë. /portalb