FIFA: Maqedonia e 100-ta, Shqipëria e 58-ta

Reprezentacioni i Maqedonisë e ka përfunduar sezonin e 2014-të në rënditjen e FIFA-s, në pozitën e 100, që është një përmirësim për 3 pozita nga renditja e fundit, por që është më e dobëtat në 20 vitet e fundit.
Në garat kualifikuese EURO 2016, Maqedonia këtë vit shënoi vetëm një fitore, që bëri të jetë ndër rezultatet më të dobëta.

Kombëtarja shqiptare
Kombëtarja shqiptare

Ndërsa në anën tjetër kombëtarja shqiptare e ka përfunduar vitin 2014 në pozitën e 58-të, duke rënë për tetë pozita, në krahasim me renditjen e publikuar nga FIFA në muajin e kaluar.
“Kuqezinjtë”, një muaj më parë kishin 577 pikë dhe renditeshin në pozitën e 50-të, ndërsa në renditjen e publikuar nga shtëpia e futbollit botëror të enjten, ekipi i Gianni De Biasit e gjen veten tetë pozita më poshtë, me vetëm 543 pikë.

Renditja e FIFA-s:

1. Gjermania 1725 pikë
2. Argjentina 1538
3. Kolumbia 1450
4. Belgjika 1417
5. Holanda 1374
6. Brazili 1316
7. Portugalia 1160
8. Franca 1160
9. Spanja 1142
10. Uruguai 1135
————————
58. Shqipëria543
100. Maqedonia 324

Lajme të ngjashme

Back to top button