Zaev: Do ta anulojmë testimin ekstern dhe provimin shtetëror

Kryetari i Social Demokratëve, Zoran Zaev nga Ohri porositi se kur partia e tij do të kthehet në pushtet, do ta shfuqizojë testimin ekstern por edhe dispozitat e reja për sigurim të detyruar për punëtorët me honorar.

“Qëndrimet tona janë: do ta shfuqizojmë testimin ekstern! Në fakultete nuk do të ekzistojë, do ta shfuqizojmë në shkollat e mesme dhe fillore. Nuk do të ekzistojë testimi ekstern “, deklaroi Zoran Zaev, kryetar i LSDM-së.

Për dispozitat e reja për punëtorët honorar, Zaev konsideron se nuk ka të bëjë për masë që do ta përmirësojë situatën e punëtorëve. Përkundrazi, në këtë sheh instrument për mbushjen e buxhetit.

“Për punëtorët me honorar do të paguhet sigurim shtesë shëndetësor dhe pensional. Nuk merr askush për atë pension më të lartë, kur të pensionohet apo plus shërbime shëndetësore nga ajo që ka. Propozimi është antikushtetues dhe qëndrimi ynë është: nëse nuk heqin dorë nga kjo masë, kur do të vijmë në pushtet, do ta shfuqizojmë, nuk do të ekzistojë. Ky është qëndrimi i pozitës rreth kësaj çështjeje”, tha Zoran Zaev, kryetar i LSDM-së.

Lajme të ngjashme

Back to top button