Sony Pictures paditet nga dy ish-punonjës për shkelje të privatësisë

Dy ish-punonjës të kompanisë Sony Pictures Entretainment kanë hedhur në gjyq kompaninë për dështimin në mbrojtjen e informacioneve të tyre private. Ata pretendojnë se kompania duhet të ishte më e kujdesshme dhe të ruhej më mirë ndaj mega-hakimit.

Paditësit kanë thënë se numrat e tyre, ditëlindjet, adresat, historikun e pagesave dhe arsyet pse e kanë lënë kompaninë janë bërë publike dhe të aksesueshme gjithandej. Gjithashtu ata shtojnë se kompania Sony ka qenë një “viktimë” e shpeshtë ndaj sulmeve të hakerave dhe gjithnjë ka treguar një mungesë sigurie për mbrojtjen e të dhënave të punonjësve të saj.

Këta paditës po synojnë të formojnë një padi me deri në 15.000 ish-punonjës të tjerë kundra Sony-t. Ata nuk po kërkojnë një shumë të paracaktuar në dollarë, por ata kanë vënë disa kërkesa të caktuara kundra kësaj kompanie.

Sony duket sikur është mësuar me këto padi pasi nuk është kjo hera e parë që ndaj saj është ngritur padi lidhur me shkeljen e privatësisë. Në vitin 2011, rrjeti i PlayStation i Sony-t u shkel dhe kompanisë ju ngrit padi nga klientët e saj. Shumica e këtyre padive, në fakt, nuk përfundojnë duke shkuar në gjykatë. /PCWorld Albanian/

Lajme të ngjashme

Back to top button