NPK Tetovë ndahet në disa drejtori

Ndërmarrja Publike Komunale e Tetovës do të ndahet në disa drejtori, sipas marrëveshjes për koalicionim në Tetovë mes BDI-së dhe VMRO DPMNE-së.

Në kuadër të NPK-së funksionojnë shumë sektorë, ai i Ujësjellësit, Higjienës Komunale, Parqet dhe Gjelbërimi, sektori i Tregut si dhe ai i varrezave ortodoks dhe drejtori i ndërmarrjes, Xhelal Ceka thotë se është vështirë të menaxhosh një numër të madh të punëtorëve, ata janë gjithsej 287 punëtorë. 

“Është vështirë një drejtor të menaxhojë me 287 punëtor të ndarë në shumë sektorë, prandaj ndarja do ishte shumë më e mirë dhe do ngritej niveli i shërbimeve. Është shumë mirë të ndahet sepse qytetet tjera një hap të tillë e kanë bërë me kohë, është vetëm Tetova që menaxhon ende në këtë formë”, tha Xhelal Ceka.

Një ndër arsyet e ndarjes së NPK-së është edhe fakti që sektori i ujësjellësit ka marrë kredi nga banka gjermane KFV, për orëmatësit e rinj dhe sipas marrëveshjes me Bankën, kredinë duhet ta paguajë Ujësjellësi dhe jo sektorë tjerë.

Lajme të ngjashme

Back to top button