Aksion policor në Bit Pazar të Shkupit

Policia mëngjesin e të enjtes ka vazhduar disiplinimin e shitësve që shesin mallra të ndryshme në tezga të improvizuara në bulevardin e rrugës “Krste Petkov Misirkov” në Bit Pazar.

Policia e uniformuar dhe inspektorët policor urdhëruan shitësit të mbledhin kartonët e shtruar dhe tezgat e improvizuara. Megjithëse intervenimet policore në Bit Pazar në të kaluarën kanë rezultuar me probleme, kësaj radhe shitësit kanë respektuar urdhrin policor. Një aksion tjetër i policisë në Bit Pazar u zhvillua ditë më parë kundër shitësve të materialeve piroteknike, ku edhe u konfiskua një sasi e madhe e tyre.

Lajme të ngjashme

Back to top button