Ndërtesa 47 kate, ndërtuesit harrojnë ashensorët

Duhej të ishte një simbol i rilindjes së Spanjës pas krizës por qiellgërvishtësja në qytetin bregdetar spanjoll Benidorm ka një problem jo të vogël.

Ndërtesa me 47 kate që synonte të ishte godina më e lartë rezidenciale në Europë nuk ka ashensor. Kullat ishin planifikuar fillimisht që të ishin 20 kate, por ndërtuesit ambiciozë e ngritën projektin edhe më lart duke e çuar atë edhe 27 kate me shume. Një ashensor ekziston për 20 katet e para, por më tej ka vetëm shkallë.

InTempo duhej të përfundonte në vitin 2009 por një seri problemesh e kanë shtyrë kaq shumë përfundimin. Përflitet se banka ka hyrë garante për projektin duke ofruar 93 milion euro pa ndonjë garanci. Deri më tani janë shitur vetëm 35 përqind e 289 njësive që ka kjo godinë.

Lajme të ngjashme

Back to top button