Zjarri i bën hi dy kasolle në Orashje të Tetovës

Një zjarr i madh që ka përfshirë  dy kasollet  e Akik Akikut dhe Zulqifli Akikut nga  fshati Orashje e  epërme  e Tetovës ka shkaktuar dëm të konsiderueshëm material. 

Sipas njoftimeve, stuhia e zjarrit ka djegur  dy kasollet me 2000 duaj kashtë dhe 10 metra kub dru, kurse 6 automjete të zjarrfikësve dhe 10 zjarrfikës, kanë arritur ta shuajnë zjarrin vetëm pas katër orë e gjysmë.
 
Policia ka dalë në vend të ngjarjes dhe po heton për shkaqet e shpërthimit të zjarrit.

Lajme të ngjashme

Back to top button