Miliarderi Carlos Slim do të financojë Ferrarin

Meksikani Carlos Slim, manjat i Telekomunikacionit dhe President i Telmex e America Movic, me një pasuri mararmendëse prej 69.5 miliardë dollarësh, do të jetë një nga sponsorët e rinj që do të përkrahin skuadrën nga Maranello në sezonin e ardhshëm të Formula 1.

Afrimi i Carlos Slim te Ferrari përkon me revolucionin që ka nisur në skuadrën italiane, me rindërtimin e organikes së saj ku pas mbërritjes së bosit të ri, u larguan dy inxhinierët Maurizo Arrivabene dhe Nicolas Tombazis.

Sponsorizimi nga Slim për Ferrarin është i lidhur edhe me ndryshimet e kalendarit të garave, ku Formula 1 ka sigurar pjesmarje edhe në Meksikë./ Portalb

Lajme të ngjashme

Një koment

Back to top button