BDI në Strugë, tensione në Kuvendin Zgjedhor, ndërpritet mbledhja shkaku i dhunës?

Është ndërprerë Kuvendi i Këshillit Vendor të Strugës pas tensioneve  midis rivalëve në garën zgjedhore për kuvendarët dhe kreun e Këshillit Vendor numër 1 të qytetit shkruan portali lokal Drini.

Mësohet se konflikti ka ardhur gjatë kohës së votimit dhe ka degjeneruar në dhunë fizike, ndërkohë që punimet e Kuvendit janë anuluar me arsyetimin se ka patur parregullësi në procesin zgjedhor.

Hedhja e telefonave në kokë, grushta fytyrës ndaj njëri tjetrit dhe një i shtruar në spital është bilanci nga BDI-ja e Strugës sonte pas një përleshje mes krahut të Llabunishtit dhe atij të Merkos. Thuhet jo-zyrtarisht madje se Argëtim Asani zv/drejtori i UJP-së ka lëndime dhe gjendet në spital.

Në zgjedhjet e brendshme të BDI-së nëpër disa Këshilla vendore ka patur mosmarrëveshje të shumta, ndaj edhe në disa prej tyre ende nuk është kryer ky proces./ Drini.mk

Lajme të ngjashme

Back to top button