Tregtia dominon te firmat e mbyllura

 Pjesa më e madhe e bizneseve që janë mbyllur në tre vitet e kaluara i takojnë veprimtarisë së tregtisë. Në periudhën prej vitit 2010-2013 në Maqedoni është zvogëluar numri i subjekteve ekonomike prej 75.497 në 71.209, ku shumica prej tyre janë nga sektori i tregtisë. Kjo me një fjalë do të thotë se nga 4.200 bizneseve që kanë pushuar së vepruari në tre vitet e kaluara dominon tregtia me 3103 kompani të mbyllura, tregojnë të dhënat zyrtare të Entit të Statistikës lidhur me numrin e firmave aktive në Maqedoni. Sipas ekonomistëve, ulja e numrit të firmave tregtare në Maqedoni është shkaktuar kryesisht nga kompanitë e mëdha tregtare, që joshin konsumatorët me ofertën më të madhe dhe me çmimet më të lira në raport me dyqanet e vogla, shkruan Koha.

“Lojtarët e mëdhenj e bënë të vetën me ofertën e tyre si çmimet më të volitshme ashtu edhe asortimentit më të madh, duke kanë zvogëluar hapësirën për punë të dyqaneve më të vogla. Pra, konkurrenca e madhe e shkaktuar nga lojtarët e mëdhenj në qytetet më të mëdha të Maqedonisë ka shkaktuar edhe uljen e numrit të kompanive tregtare në periudhën e kaluar trevjeçare”, thotë konsulenti i biznesit Sinisha Pekevski. 

Por, pavarësisht uljes së kompanive tregtare prej 37.5 në 35 për qind në numrin e përgjithshëm të kompanive aktive në Maqedoni, sërish ato dominojnë numrin e kompanive në totalin e bizneseve aktive së bashku me pjesëmarrjen më të vogël të veprimtarisë së ndreqjes së automjeteve dhe motoçikletave. 

Lajme të ngjashme

Back to top button