Arrestohet shefi i ndërrimit i vendkalimit Qafë Thanë”

Sektori për luftimin e krimit të organizuar në bashkëpunim me sektorin për kontroll të brendshëm dhe standarde profesionale, është dorëzuar padi penale kundër personit L.P. (43-vjeçar) nga Tetova, i punësuar në policinë kufitare në vendkalimin Qafë Thanë.  

L.P ishte shef i ndrimit në kohën kur dy shtetas shqiptar udhëtonin drejt Shkupit, prej ku nga aeroporti “Aleksandri i Madh” duhej të udhëtonin drejt Brukselit. Edhe pse nuk kishte asnjë pengesë për kalimin e tyre, atyre iu është kërkuar që të paguajnë ryshfet në vlerë prej 50 eurove.  

Për më tepër, ata nuk u evidentuan e as nuk u vulosën pasaportat e tyre. Kjo u hetua në ditën e nesërme kur ata duheshin të fluturojnë nga aeroporti “Aleksandri i Madh”, dhe pas kësaj ata treguan për rastin me çka edhe u përpilua padia penale kundër shefit të ndrimit të vendkalimit kufitar.

Lajme të ngjashme

Back to top button