Zbulohen fotot seksi në plazh, Ingridi rikthehet si 10 vite më parë

Rikthehet si një befasi për fansat e saj. Dhe befasia është gjithëpërfshirëse. Ingrid Gjoni gjithnjë ka ditur të ketë nën kontroll karrierën e saj, si dhe ka gjetur vazhdimisht momentet e duhura për të tërhequr vëmendjen, ndërsa kësaj radhe do të ketë shumë më tepër nga ç’keni parë deri tani.

E realizuar tashmë si bashkëshorte dhe nënë, Ingrid Gjoni rikthehet fuqishëm këtë verë me një këngë superritmike, me muzikë të Stines, të cilës sapo i ka xhiruar edhe një videoklip nga “Max Production”.

Si gjithmonë me ide të reja, Ingridi kësaj here nuk është kursyer në asgjë. Mbasi siguroi në duart e saj një material muzikor shumë të mirë, energjitë e saj u fokusuan për një klip që të ishte risi në çdo gjë. Tashmë klipet në plazhet e njoura të Dhërmiut e Vlorës, me jahte dhe me bikini, nuk përbëjnë më as kuriozitet e as risi, aq shumë kemi parë…


Kështu, Ingridi mendoi që të bënte diçka të veçantë. Klipin e ri ajo e ka xhiruar në një nga vendet më të bukura të Shqipërisë, te “Syri i Kaltër” në Sarandë. Dhe për të bërë diçka shumë të bukur, ajo është futur brenda ujit të ftohtë brisk që ndodhet aty. Dhe në mënyrë që gjithçka të jetë e këndshme për syrin, rroba me të cilën ka preferuar të veshë balerinat e saj superseksi do të jenë disa tanga të vockla. Pjesë e klipit do të jetë edhe një këngëtar i huaj. Dhe së fundi qershia mbi tortë: Ajo, protagonistja e këtij projekti, që me siguri do të jetë sukses, Ingridi… Meqenëse nga klipi i fundit kanë kaluar disa muaj, bëhuni gati për surprizën…

Ingridi është dobësuar falë një diete pa karbohidrate dhe dy orë stërvitje në ditë, duke arritur format që ka pasur rreth 10 vite më parë. Super-elegante, me një avantazh kësaj rradhe, që është edhe gjoksi i bërë, ne do të shohim një Ingrid të transformuar. Me gjithë këtë sensualitet, producentët premtojnë se klipi i Ingridit do të përcjellë imazhet më të nxehta të kësaj vere, ku çdo gjë është e realizuar me finesë, profesionalizëm, me klas dhe pa vulgaritet. Ndërkohë fotografi ynë ka realizuar disa foto të Ingridit në Vlorë, për t’ju sjellë paraprakisht hiret e këngëtares. Ndërsa për klipin, ju duhet të prisni edhe pak ditë. (Panorama) 

Lajme të ngjashme

Back to top button